Kush është Bujar Shega, truri financiar i bandës së Suel Çelës
Euronews Albania ka siguruar një foto të Bujar Shegës, 52-vjeçarit i cili u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë këtë të enjte. Shega njihet si truri financiar i organizatës kriminale me bazë në Elbasan, që drejtohet nga i shumëkërkuari Suel Çela.
Shega, i cili ishte ndaluar në Itali në nëntor të vitit të kaluar, kërkohej nga SPAK për disa vepra penale dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kush është Suel Çela?
Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ai dyshohet se është porositës i tre ngjarjeve kriminale, dy të parealizuara dhe një tjetër e mbetur në tentativë. Çela akuzohet për porositjen e atentatit të dështuar më 29 mars 2022 ndaj Elton Kilës, i cili do të kryhej nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, por atentati dështoi dhe Dumani u arrestua.
Përveç kësaj, Suel Çela ka një histori të mëparshme kriminale, pasi është dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për sulmin ndaj policisë në tregun ushqimor të Elbasanit, një ngjarje që tronditi opinionin publik në shtator 2017. Ky sulm, i njohur si “Audit i zi”, përfshinte një përplasje të makinës së zëvendësdrejtorit të policisë, Gjergj Oshafi, nga një makinë e blinduar. Edhe pse prokuroria kërkoi dënim prej 7 vitesh burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm për mungesë provash dhe dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.
Suel Çela është shpallur si një individ me pasuri të fshehura, pasi nuk ka asnjë biznes të regjistruar në emër të tij, ndonëse i ati është një biznesmen i njohur dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në vitin 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta