Ekstradohet nga Italia krahu i djathtë i Suel Çelës
Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel, i cili është krahu i djathtë i organizatës kriminale të Suel Çelës, është ekstraduar nga Italia dhe është dërguar në Shqipëri. Shega, i cili ishte ndaluar në Itali në nëntor të vitit të kaluar, është kërkuar nga SPAK për disa vepra penale dhe ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ekstradimi i Shegës në Shqipëri është kryer me pëlqimin e tij, dhe ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë:
- “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit në një grup të strukturuar kriminal, për të cilin është parashikuar dënimi sipas nenit 283/a/1, 28/4 dhe 334 të Kodeksit Penal. Ky fakt penal është verifikuar më 13 dhjetor 2020, kur është sekuestruar një sasi prej 930 kilogramësh kokainë në Ekuador;
- “Grupi i strukturuar kriminal”, sipas nenit 333/a/1 të Kodeksit Penal;
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1, shkronjat “a” dhe “b” të Kodeksit Penal.
Shega pritet të dalë para GJKKO për verifikimin e masës “arrest me burg” të caktuar në mungesë.
Njoftimi nga Interpol Tirana
“Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin