Kush është Diklen Vata, viktimë e atentatit në Fushë-Krujë
Diklen Vata, një nga viktimat e atentatit të ndodhur mesditën e së dielës në Fushë-Krujë, ishte një emër i njohur për policinë.
Më 27 shtator të vitit 2017, ai është arrestuar nga policia pasi i është gjetur një sasi kokainë pas ushtrimit të një kontrolli fizik.
Ndërsa, pas kontrollit në banesën e tij, janë gjetur 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale, efektivët e policisë sekuestruan 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.
Nga atentati i sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, mbeti i vrarë Diklen Vata dhe dy persona të tjerë, identieti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Në drejtim të automjetit me të cilin ata udhëtonin, është qëlluar me 50 plumba. Kjo ka shkaktuar vdekjen e tyre dhe djegien e automjetit.
Ata janë dërguar fillimisht në spital, por nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë plagëve të marra.
LEXONI GJITHASHTU
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej
- 13:29 “Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
- 13:23 Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar
- 13:09 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet dhe rregullat e saj të riorganizohen
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
- 12:51 Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 12:43 Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej