Kush është Dritan Agolli, drejtori i akuzuar për skandale
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli është person me lidhje te forta politike.
Për 3 vitet e tij në detyrë ka pasur akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të bizneseve apo kryebashkiakëve të Partisë Socialiste.
Agolli njihet si njeri i afërt me Kryeministrin Edi Rama.
Ai ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në bashkinë e Tiranës në vitet 2002 deri në 2011.
Në këtë periudhë ka qenë drejtor i urbanistikës, drejtor i punëve publike dhe administrator i përgjithshëm i bashkisë.
Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë.
Në janar të vitit 2019, Edi Rama e emëroi Dritan Agollin drejtor të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Ky fond tenderon në vit rreth 150 milion dollarë.
Projektet e fondit të zhvillimit janë të shtrira në infrastrukturë e bujqësi apo edhe tendera, si menuja ushqimore e 100 fshatrave.
Tenderat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë ngritur dyshime për shkak se janë fituar nga biznesmenë të fuqishëm.
Dritan Agolli është denoncuar edhe nga Partia Demokratike. Ai është kallëzuar për abuzim me tenderin e rikualifikimit të qendrës së Vlorës dhe është akuzuar se ka shpërndarë para tek kryebashkiakët socialistë për interesa elektorale.
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 16:30 Kupa e Botës 2026, Egjipti kërkon hetim ndaj ekipit të arbitrave në ndeshjen kundër Argjentinës