Kush është e dashura e shumëpërfolur e Putin dhe roli i saj në ‘perandori’?

6 Maj 2022 | 20:04

Në prill, media të ndryshme nisën të raportonin rreth mundësisë se SHBA do të vendosë sanksione edhe kundër gjimnastes së famshme ruse Alina Kabaeva.

Kabaeva lindi në vitin 1983 dhe hera e parë që ajo u përfol për një lidhje të mundshme me Putin ishte më shumë se 10 vite më parë.

Kohët e fundit, ajo ka bërë disa deklarata publike në mbështetje të përpjekjeve ushtarake ruse në Ukrainë, duke i bërë thirrje qytetarëve rusë që të rreshtohen pas Putin në emër të luftës së Rusisë.

Vlen të përmendet se në vitin 2014, Putin u bë udhëheqësi i parë rus që prej Petrit të Madh, që u divorcua nga gruaja e tij, Ludmilla, me të cilën ai ka 2 vajza – Marian dhe Ekaterinan – të dyja të sanksionuara së fundmi nga SHBA.

Vladimir Putin dhe ish-gruaja e tij Ludmilla / Foto: REUTERS

Por kush është Alina Kabaeva?

Kabaeva ka fituar disa medalje në Rusi por edhe në konkurse të ndryshme në Europë duke marrë dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2004.

Veç gjimnastikës ritmike, Kabaeva ka testuar ujërat edhe në politikë duke shërbyer si deputete në dhomën e ulët të Kuvendit të Federatës Ruse nga viti 2007-2014.

Foto: SERGEI CHIRIKOV—AFP VIA GETTY IMAGES

Në vitin 2014, ajo u emërua drejtuese e një rrjeti televizionesh të rëndësishme pro-qeveritare në Rusi.

Ajo madje ka dalë edhe në faqen kryesore të revistës së mirënjohur Vogue.

Por mbi të gjitha, ajo njihet si e dashura e pa-konfirmuar e presidentit rus Vladimir Putin.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar atë dhe familjen e saj, se kanë vënë pasuri në sajë të lidhjeve të tyre me Putin por të gjitha këto deklarata janë hedhur poshtë nga Kremlin duke u quajtur si propagandë anti-ruse.

Në të famshmen, The New York Post thuhet se Kabaeva ka 3 fëmijë me Putin, me të cilët ajo jeton në Zvicër, ku edhe vazhdon të jetojë në fshehtësi romancën e saj me presidentin rus.

Alina Kabayeva gjatë Laureus World Sports Awards. Foto: Reuters

Pasuria dhe sanksionet

Putin ka qenë gjithnjë shumë i rigoroz për sa i përket fshehjes së jetës së tij private.

Njësoj si Putin, edhe Kabaeva është munduar të jetë sa më diskrete duke e mohuar vazhdimisht një lidhje të saj me liderin rus.

Në vitin 2020, ajo u “zhduk” për disa kohë përpara se të shfaqej sërish me 2 djem binjakë që thuhet të jenë të saj me Putin.

Por ajo që i shqetëson zyrtarët amerikanë nuk është me kë zgjedh Putin të kalojë jetën e tij apo momentet intime.

Ajo që ata i druhen, është fakti se Putin mund të jetë duke fshehur pasurinë e tij me familjarët dhe njerëzit e tij më të afërt.

Sipas një raportimit të Reuters, Kabaeva është lidhur me pasurinë e Putin në të paktën 2 dokumente zyrtare të Qeverisë Amerikane.

Në vitin 2013, gjyshja e Kabaevës raportohet të jetë bërë pronare e disa objekteve në një nga lagjet më të pasura të Moskës.

Ndërsa sipas The Washington Post, një raport i klasifikuar i Inteligjencës Amerikane raportoi se Kabaeva ishte regjistruar si një nga trashëgimtaret kryesore të Putin.

Pavarësisht se asnjë nga këto detaje nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ka nga ata që mendojnë se fakti që Alina u “kursye” në momentin e fundit nga sanksionet amerikane, mund të jetë një tjetër shenjë që tregon se këto fakte janë të vërteta, pasi SHBA nuk do të tensionojë edhe më tej situatën duke goditur një njeri kaq të afërt të Putin.

Mbetet për t’u parë nëse SHBA do të vendosë përfundimisht të sanksionojë Kabaevën apo jo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026