Kush është i dënuari me të përjetshëm në Gjermani që do të shkëmbehej me Navalnyn
Alexei Navalny ishte në prag të lirimit në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish ditën kur vdiq. Kështu ka bërë të ditur aleatja e tij Maria Pevçik, sipas së cilës opozitari rus do të shkëmbehej me Vadim Krasikov, një vrasës rus me pagesë që po shlyen një dënim me burgim të përjetshëm për vrasje në Gjermani.
Dy shtetas amerikane që aktualisht mbahen të burgosur në Rusi ishin gjithashtu pjesë e marrëveshjes, deklaroi Pevçik, duke shtuar se negociatat ishin në fazën finale më 15 shkurt.
Por të nesërmen, Navalny ndërroi jetë në qelinë e tij në koloninë penale të Siberisë, ku po shlyente një dënim 19-vjecar për akuza të motivuara politikisht. Autoritetet e burgut deklaruan se 47-vjecari ishte ndjerë keq pas një ecjeje të gjatë.
Zonja Pevçik, që është gjithashtu kryetare e Fondacionit Anti-korrupsion të Navalnyt, saktësoi se negociatat për shkëmbimin e të burgosurve po zhvilloheshin prej 2 vitesh.
“Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të 2022-shit u bë e qartë se Putin nuk do të ndalej përpara asgjëje, për këtë arsye Navalny duhej të lirohej sa më parë dhe me çdo kusht”, deklaroi Pevçik.
Sipas saj, Navalny do të lirohej në kuadër të një shkëmbimi dhe zyrtarë amerikanë dhe gjermanë ishin të përfshirë në bisedimet me palën ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe