Kush është Kamala Harris, 59-vjeçarja që synon Shtëpinë e Bardhë
Kamala Harris mund të vazhdojë trashëgiminë e Joe Biden, i cili i hapi rrugën dhe i dha mundësinë që të bëhet gruaja e parë me ngjyrë dhe me prejardhje aziatike presidente.
Lindur në vitin 1964 në Oklend të Kalifornisë, Harris nuk shkëlqeu shumë në postin e zëvendës presidentes, duke zhgënjyer ata që prisnin shumë prej saj.
E diplomuar në universitetin prestigjioz të Houardit, ajo ishte konsideruar si versioni femëror i Barack Obama për shkak të oratorisë dhe aftësisë për të mbledhur turmat, të paktën deri pak kohë më parë.
Përpara se të fitonte një vend në Senat në 2016-n, ajo ka qenë prokurore e San Franciskos. Një herë, vetë Obama e cilësoi “prokuroren më të bukur të vendit”, edhe pse më vonë kërkoi falje.
Sidoqoftë, me ish-presidentin atë e lidh një miqësi e hershme dhe ishte pikërisht administrata e tij ajo që e propozoi për gjyqtare në Gjykatën Supreme.
Si senatore, Harris i shpalli menjëherë luftë Donald Trump dhe sulmet e saj ndaj zyrtarëve të tij u bënë virale dhe e akredituan përpara elektoratit demokrat.
Prej këtej lindi dhe ambicia për të garuar për Shtëpinë e Bardhë, një përpjekje që nuk pati sukses edhe pse ajo kishte arritur të dominonte ndaj rivalëve më të zëshëm të Biden gjatë zgjedhjeve primare.
Vetë Harris ka qenë një kritike e Biden, të cilin në një rast nuk ngurroi ta quante “Xho, i përgjumuri”. Por pavarësisht përplasjes, ajo u zgjodh si numri dy në garën kundër Trump. Gjatë 4 viteve në presidencë, ajo nuk është shkëputur dot nga hija e Biden dhe nuk ka arritur të bëjë për vete ekranet televizive. Por po rikuperon terren dhe imazhin e saj për shkak të disa çështjeve, si aborti.
Tani, në moshën 59-vjeçare ajo ka mundësinë ta arrijë qëllimin e saj. Motoja e saj është një këshillë që e ëma i dha kur ishte e vogël: “Mund të dalësh e para, por sigurohu që të mos jesh kurrë e fundit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo