Kush është lideri i Hezbollah dhe si e shpjegoi ai sulmin e fundit ndaj Izraelit

25 Gusht 2024 | 17:54

Sheikh Hassan Nasrallah është një klerik, që ka udhëhequr Hezbollahun që nga viti 1992.

Ai luajti një rol kyç në shndërrimin e saj në një forcë politike, por edhe ushtarake.

Ai ka lidhje të ngushta me Iranin dhe liderin e tij suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Nasrallah nuk është shfaqur në publik prej vitesh, me sa duket nga frika se mos vritet nga Izraeli.

Megjithatë, ai mbetet i nderuar nga Hezbollahu dhe mban fjalime televizive çdo javë.

Në fjalimin e tij të fundit televiziv pas sulmit të hezbollah këtë të dielë, të përkthyer nga agjencia e lajmeve Reuters, ai thotë se përgjigja e Hezbollahut ndaj vrasjes së komandantit të saj të lartë Fuad Shukr u vonua për disa arsye, duke përfshirë mobilizimin masiv ushtarak izraelit dhe amerikan.

Ai shton se grupi vendosi të mos përgjigjet ndaj atentatit duke synuar zonat civile dhe infrastrukturën izraelite.

Nasrallah vazhdon duke thënë se Hezbollahu shënjestroi një bazë të inteligjencës ushtarake 110 km (68 milje) në territorin izraelit, i cili ishte 1.5 km (0.9 milje) larg Tel Avivit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026