Kush është viktima e atentatit në Shkodër, i biri në kërkim për plagosjen e Bruçit
Ismet Çekorja, viktima e atentatit të ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës, ishte babai i Bajram Çekores, ky i fundit në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit.
Disa ditë më parë, Ismet Cakorja dha një intervistë për “Euronews Albania”, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet.
Ai u shpreh se djali i tij, mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati, ndodhej në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë.
Çekorja tregon se prej tri vitesh Policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij, pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.
Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.
25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe Tonato Fushën.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina