Kush ishte deputeti që abstenoi në seancën plenare, votimin për Iranin si sponsor të terrorizimit

17 Mars 2026 | 11:51

Këtë të martë në Kuvendin e Shqipërisë me 79 vota pro nga mazhoranca është votuar rezoluta për ta shpallur Iranin vend sponsor të terrorizmit. Në seancën plenare ka munguar opozita me përjashtim të deputetëve të PDIU, Mundësisë dhe Lëvizjes Bashkë. Gjatë votimit ka pasur një votë abstenim e cila ka ardhur nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

Votimi:

79 vota pro

1 abstenim- Redi Muçi

0 kundër

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.

Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Seanca plenare përfundoi pas votimit dhe zgjati 22 minuta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026

Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve

Nje marrëveshje me vlere 302 mln dollare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per financimin e ushtrise shqiptare ka mbërritur në Kuvend. Mazhoranca kerkon qe...
17:26 | 27/07/2026