Kush janë 10 njerëzit më të pasur të planetit

25 Tetor 2021 | 11:01

10 njerëzit më të pasur të planetit kanë një pasuri neto që shkon në 1,4 trilionë dollarë, e barabartë me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Australisë.

Kush janë këta individë super të pasur dhe cili është burimi i pasurisë së tyre?

Një listë e përpiluar nga Visual Capitalist, tregon se Elon Musk është aktualisht njeriu më i pasur në të gjithë botën, me një pasuri që shkon në 198 miliardë dollarë.

Ky fakt konfirmon më së miri performancën e shkëlqyer të ‘Teslas’ gjatë viteve të fundit. Me gjithë skepticizmin e disave, vlera e kompanisë së Musk ka ardhur në rritje.

Me një kapital aktual tregu prej 768 miliardë dollarësh, ‘Tesla’ vlen më shumë se gjashtë prodhuesit më të mëdhenj të makinave së bashku.

Musk i rrëmbeu kreun e klasifikimit Jeff Bezosit, i cili vetëm disa muaj më parë mbante titullin e njeriut më të pasur në botë. Ai renditet i dyti, por nuk është çudi që shumë shpejt të mund të rifitojë pozicionin që kishte, duke qenë se se është ‘kokë më kokë’ me Musk në shifra.

Në vendin e tretë të listës renditet Bernard Arnault, kreu i kompanisë luksoze ‘Louis Vuitton Mowt Hennessy’ (LVMH), që zotëron ‘Louis Vuitton’, ‘Dior’, ‘Fendi’, ‘Loro Piana’ dhe ‘Bulgari’. Ai është njeriu më i pasur në Europë dhe për një periudhë të shkurtër, në muajin maj, mbajti edhe titullin e njeriut më të pasur në botë.

Më tej renditja vijon me Bill Gates, Mark Zuckerberg, Larry Page, Sergey Brin, Steve Ballmer, Larry Ellison dhe Warren Buffett.

Teksa sheh klasifikimin, dy gjëra janë të dukshme:

Pjesa më e madhe e miliarderëve i përkasin industrisë së teknologjisë, përveç Bernard Arnault dhe Warren Buffett. Të gjithë ndodhen në Amerikë, përveç Arnault.

Duke pasur parasysh faktin që industria e teknologjisë ka vetëm prirje të rritet, ka gjasa që miliarderët amerikanë të vijojë mbretërimin edhe në të ardhmen.

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026