Kush janë dy oligarkët rusë që presin pasaportë portugeze?
Lev Leviev dhe God Nisanov janë dy oligarkë rusë që presin të marrin nënshtetësinë portugeze.
Leviev dhe Nisanov kanë kërkuar shtetësinë portugeze sipas ligjit sefardik dhe aktualisht Ministria e Drejtësisë duhet të marrë një vendim lidhur me këtë çështje në një kohë që sanksionet e shumë vendeve europiane ndaj oligarkëve rusë janë aktive.

Nisanov përshkruhet si një nga njerëzit më të pasur në Evropë, ndërsa Lev Leviev njihet si “mbreti i diamanteve” dhe njeri shumë i afrët i presidentit Vladimir Putin.

Autoritetet portugeze shpjeguan se sipas ligjit sefardik, shtetësia portugeze përmes natyralizimit mund t’u jepej pasardhësve të hebrenjve sefardikë portugez që u dëbuan nga Portugalia dhe Spanja në shekullin e 15-të.
“Qeveria portugeze mund t’u japë shtetësinë pasardhësve të hebrenjve sefardikë portugez, të cilët u dëbuan nga Portugalia dhe Spanja në shekullin e pesëmbëdhjetë. Kjo masë është miratuar me ligjin organik nr. 1/2013 të datës 29 korrik”, thuhet në deklaratën e autoriteteve portugeze.
Megjithatë, të gjithë që aplikojnë për shtetësinë portugeze sipas këtij ligji duhet të plotësojnë disa kërkesa.
Ministria e Punëve të Jashtme shpjegon se “kërkuesit janë hebrenj sefardikë me origjinë portugeze dhe janë të rritur ose të emancipuar sipas ligjit portugez”.
Për më tepër, rregullorja kërkon që aplikantët të mos jenë dënuar më parë.
Kërkesa duhet të mbajë disa dokumente të tjera, të tilla si certifikata e regjistrimit të lindjes, një certifikatë e rekordit penal të lëshuar nga autoritetet kompetente dhe një certifikatë e komunitetit hebre me status të lidhur me fenë në Portugali.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale