Kush po blen naftë bruto ruse dhe kush e ka ndaluar
Australia, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalime të plota për blerjet e naftës ruse, ndërsa vendet e G7, duke përfshirë Japoninë, u zotuan të ndalojnë ose heqin gradualisht importin e naftës ruse më 8 maj, shkruan Reuters.
Bashkimi Evropian ra dakord më 31 maj të ndalojë importet detare të naftës ruse me një periudhë prej gjashtë muajsh për naftën bruto dhe tetë muaj për produktet e rafinuara.
Ndalimi përjashton naftën e furnizuar nëpërmjet tubacionit Druzhba duke lejuar kështu rafineritë në Evropën Lindore dhe Gjermani të vazhdojnë importet. Polonia dhe Gjermania, megjithatë, thanë se do të pezullojnë gradualisht të gjitha blerjet përmes tubacionit deri në fund të vitit 2022.
Kjo do të mbulonte në total rreth 90% të importeve të naftës ruse në BE.
Edhe para miratimit të ndalimit, të paktën 26 kompani tregtare të mëdha evropiane kanë pezulluar vullnetarisht blerjet ose kanë njoftuar planet për të hequr gradualisht një total prej 2.1 milionë fuçi në ditë të importeve ruse, sipas JP Morgan.
Ndërkohë, Kina dhe India, të cilat kanë refuzuar të dënojnë veprimet e Rusisë, po përfitojnë nga zbritjet në naftën bruto ruse.
India ka marrë 34 milionë fuçi naftë ruse me zbritje që kur Moska pushtoi Ukrainën, sipas të dhënave të Refinitiv Eikon, dhe do të marrë rreth 28 milionë fuçi në qershor, sipas flukseve të naftës së Refinitiv Eikon.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)