Kush pritet të marrë mandatin e Lefter Kokës në Durrës
Pavarësisht se u shpallën fitues në garën zgjedhore të 25 prillit, disa prej kandidatëve si nga PS ashtu dhe nga PD-ja kanë zgjedhur të heqin dorë nga mandati.
Një prej tyre është Lefter Koka, i cili njoftoi sot dorëheqjen me një postim të faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Ai fitoi mandatin nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, por tashmë mandati i tij do duhet t’i kalojë dikujt tjetër.
Mandatin e Kokës, sipas renditjes në listën garuese të Partisë Socialiste pritet ta marrë Ana Dhamo. Kjo e fundit në listën e PS-së për qarkun Durrës ishte renditur e nënta, por tani me shumë gjasë mandati pritet t’i kalojë asaj.
Partia Socialiste në këtë qark fitoi tetë mandate deputeti, ndërsa kryeministri Rama pavarësisht se u shpall fitues në dy qarqe, zgjodhi të lë mandatin e Vlorës dhe të mbajë Durrësin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta