Kushi: Nga janari shërbimi i Zhvillimit të karrierës do të jetë në klasat e 9-ta
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të Edukimit dhe Zhvillimit të karrierës në Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj Kushi ka theksuar se politikat evropiane orientimin në karrierë e kanë në krye të agjendës së tyre, por edhe Shqipëria ka të njëjtën qasje dhe synon ta adoptojë, si vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së.
Më tej ajo nënvizoi se duke nisur nga muaji janar shërbimi i zhvillimit të karrierës do të nisë në klasat e 9-ta në të gjitha shkollat e vendit.
“Prioriteti ynë kryesor është krijimi i kushteve dhe mundësive që nxënësit tanë të ndërtojnë kompetenca, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, për të përballuar me sukses sfidat e jetës dhe të tregut të punës”- shprehet ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbi 1900 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, situata më problematike në Obot
- Senati amerikan ndalon Tik-Tok në telefonat zyrtarë të qeverisë
- Barazia gjinore, ambasadorja Kim mesazh për gratë: Për jetën tuaj, ju vendosni
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor