Kushi për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”: Pronarët shkelën ligjin
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në seancën e sotme parlamentare foli dhe një herë për shkaqet që çuan në mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”.
Në fjalën e saj, Kushi theksoi se kolegji u mbyll sepse pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe nxënësit i kishin dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verifikimet e nevojshme, gjë që sipas saj ishte në kundërshtim me ligjin.
Ministrja garantoi dhe një herë nxënësit dhe prindërit se ministria po bën maksimumin për akomodimin e nxënësve në shkolla të tjera të sigurta.
Dua që t’i garantoj të gjithë nxënësit dhe prindërit që ne po bëjmë maksimumin dhe do t’i ofrojmë të gjitha mundësitë për t’i akomoduar dhe përshtatur ata në shkolla, qoftë pranë vendbanimit të tyre, apo sipas preferencave që kanë.
Ata që nuk u mirëkuptoj aspak, janë ata politikanë që duan të bëjnë protagonizëm dhe që bëjnë ekspertin në çdo fushë, që nuk lexojnë as faktet, as ligjin, por bëjnë gjithcka në interes të partisë së tyre. Kanë shitur godinën për arsye fitimi dhe i kanë marrë nxënësit e i kanë çuar në institucion tjetër pa bërë verifikimet përkatëse. Për këtë shkelje, ligji parashikon heqjen e licencës. Si mund t’u dilni ju në mbrojtje shkelësve të ligjit? Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe ta respektojmë në mënyrë të barabartë”- është shprehur Kushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta