Kushi: Rritja me 7% e pagave të pedagogëve nxit rritjen e performancës
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se rritja me 7 përqind e pagave të pedagogëve ka nisur nga 1 tetori.
Në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve për rankimin e institucioneve të arsimit të lartë, Kushi u shpreh se vendimi për të rritur me 15 përqind pagat, 7 përqind nga të cilat mbulohet nga buxheti i shtetit, nxit rritjen e performancës së universiteteve.
“Ka rritje të nivelit të punës kërkimore shkencore, por duhet të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve që rezultatet t’i vënë në dispozicion të zhvillimit të vendit. Vendosëm të rrisim pagat deri në 15%, dhe Universiteti 7% do ta mbulojë me të ardhurat e tij dhe ky vendim nxit rritjen e performancës”, tha Kushi.
Ministrja u shpreh se universitetet që performojnë më mirë, do të vlerësohen më shumë nga buxheti i shtetit.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se është e papranueshme që universitetet shqiptare të renditen në ato shifra në hartën globale.
Por, kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se renditjet duhet të bëhen edhe në bazë kapacitetesh.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni