Kushi u kërkon dialog pedagogëve: Bashkëpunimi është zgjidhja më e mirë

15 Tetor 2022 | 14:53

Ministrja e Arsimit Evis Kushi apeloi për dialog me pedagogët gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Ndërsa e ndau përgjegjësinë për të ofruar arsim cilësor dhe me vetë pedagogët, ktheu kokën nga sfidat e vështira.

“Shpeshherë gjendemi përballë sfidave të vështira. Shpeshherë kemi debate me njëri-tjetrin. Shpeshherë kemi mosdakordësi. Por në vend që të konfrontohemi unë besoj që zgjidhja më e mirë është që ne të ulemi bashkërisht pikërisht me frymë konstruktive me frymë dialogu me frymë ndershmërie, dhe duke mirëkuptuar njëri-tjetrin. Duke mirëkuptuar kushtet reale dhe burimet që kemi në dispozicion,” – u shpreh Kushi.

Ministrja u zotua se do të vazhdojnë të bëjnë më të mirën për pedagogët në cijim të rritjes së pagave me 15%.

“ne do të punojmë edhe për të mbështetur kërkimin shkencor, edhe për infrastrukturën e kërkimit shkencor. Por ndërkohë do të kërkoja dhe nga ju sa më shumë përkushtim, sa më shumë përpjekje të përbashkëta, sa më shumë angazhim, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje për çdo shqetësim, për çdo problematikë që kemi. Të bëjmë më të mirën për studentët tanë,” – tha ajo.

Kushi bëri thirrje që të shfrytëzohet dialogu për një bashkëpunim konstruktiv.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026