Kushte të reja për hapjen e negociatave? PE caktoi kriteret për Shqipërinë
Raporti i miratuar në Parlamentin Evropain për Shqipërinë nuk cakton 15 kushte për vendin tonë për hapjen e negociatave, por janë kriteret që duhen plotësuar gjatë procesit të anëtarësimit në BE.
Korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri thotë se, bëhet fjalë për prioritetet e Shqipërisë që do të mbeten gjatë si kërkesa për t’u plotësuar pasi në thelb është përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
“Bëhet fjalë për procese që do të vijojnë gjatë, pasi po t’i marrim një nga një dalin që janë 200 apo 2 mijë kushte. Prandaj janë vendosur dhe afate pasi bëhet fjalë për të gjithë procesin e negociatave për hyrjen në BE”, u shpreh Bunguri.
Komisioni Evropian gjithashtu ka bërë një sqarim lidhur me kushtet e vendit tonë para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerim, ka bërë të ditur për Euronews Albania se kushtet janë: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi.
Ndërsa pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit