Kushtet e vështira atmosferike pezulluan përkohësisht nisjen e tragetit Vlorë-Brindisi

5 Janar 2026 | 12:41

Kushtet e vështira atmosferike bënë që ditën e djeshme Kapiteneria e Portit të pezullonte nisjen e tragetit. Pasagjerët u njoftuan nga kompania se trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të nisej më datë 5 janar, pavarësisht se kushtet atmosferike nuk janë ende plotësisht të favorshme.

Sipas njoftimit zyrtar, trageti “European Star” do të fillojë manovrat për hyrjen në kalatën e portit rreth orës 13:30, me qëllim realizimin e nisjes në orën 16:00.

Në bord pritet të udhëtojnë rreth 800 pasagjerë dhe 240 automjete. I gjithë procesi po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare, e cila ka qenë vazhdimisht në gatishmëri dhe pa shkaktuar asnjë vonesë në procedura.

Megjithatë, siç duket edhe nga pamjet filmike, kalata e portit ndodhet në kushte mjaft të amortizuara. 

Mungesa e fenderëve -pjesët mbrojtëse prej gome që vendosen në çdo port- përbën një problem serioz sigurie, pasi këto elemente janë të domosdoshme për ankorimin normal dhe të sigurt të trageteve përgjatë gjithë gjatësisë së kalatës.

Këto kushte ngrejnë shqetësime për infrastrukturën portuale dhe nevojën për ndërhyrje urgjente, në mënyrë që të garantohet siguria e mjeteve lundruese dhe e pasagjerëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026