Kushtetuesja nuk pranon padinë e Emiljano Shullazit, lë në fuqi vendimet e mëparshme

30 Qershor 2020 | 07:13

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Vitore Tusha, Marsida Xhafellari dhe Elsa Toska kanë rrezuar kërkesën e Emiljano Shullazit për t’u liruar nga burgu.

Nëpërmjet një padie pranë kësaj gjykate, Shullazi ka kërkuar shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes në janar të këtij viti ku u bë edhe tranzicioni nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda tek Apeli i SPAK.

Sipas Shullazit, dy gjyqtarët e caktuar nga KLGJ janë në kundërshtim me ligjin pasi ata nuk janë pjesë e SPAK por të komanduar, dhe për rrjedhojë, edhe vendimi i tyre për rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e masës së sigurisë duhet të rrëzohet.

Por, treshja gjyqësore kushtetuese në argumentin e saj thekson se subjekti Emiljano Shullazi nuk ka ezauruar të gjitha hallkat gjyqësore penale që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se për këtë çështje mund të bëhet rekurs në gjykata të tjera.

Për rrjedhojë, kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka caktuar mos kalimin e çështjes në seance plenare për t’u shqyrtuar nga mbledhja e gjyqtarëve kushtetuese, çka praktikisht është rrëzim i padisë së Shullazit.

Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda (tani SPAK) me 13 nëntor 2018 shpalli fajtor dhe dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026