Gjykata Kushtetuese rrëzon mënyrën e shpërndarjes së mandateve, shfuqizon kriterin e herësit
Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë sot pikën 3 të Nenit 163 në Kodin Zgjedhor, i cili flet për herësin në shpërndarjen e mandateve për deputetë.
Kjo pikë parashikonte që kandidatët, të cilët mund të ishin vendosur në listën e sigurt të kryetarëve të partive, mund të rrezikonin vendin në parlament vetëm në rastin kur kandidatët e tjerë të renditur më poshtë siguronin vota sa mesatarja që i është dashur partisë për të siguruar një mandat – herësi.
Ky herës ishte specifikuar që nuk do të ishte më shumë se 10 mijë vota për çdo qark.
Në zgjedhjet e 25 prillit herësin arritën ta thyenin kandidatët socialistë Fatmir Xhafa dhe Ornaldo Rakipi dhe demokrati Luçiano Boçi.
Gjykata Kushtetues e shfuqizoi këtë mënyrë shpërndarjeje mandatesh pas padisë së bërë nga Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare, të cilat pretendonin se Neni 163 i Kodit Zgjedhor binte ndesh me Kushtetutën.
Pas vendimit të Gjykatës, pritet që Kodi të rishikohet në legjislaturën e re.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta