Kushtetuesja rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros në bazën detare të Sarandës
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare në Sarandë. Pasi humbi betejën në të gjitha shkallët e gjyqësorit, kompania e paraqiti çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi të mos pranojë kërkesën. Ky vendim siguron që Baza Detare e Limionit do të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.
Sekuestrimi i bazës u bë në shkurt 2023, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, duke argumentuar se privatizimi i saj kishte rrezikuar operacionalitetin e forcave detare.
Kompania e kundërshtoi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por të dyja këto instanca e lanë në fuqi sekuestron mbi bazën detare.

LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit