Kushtetuesja rrëzon vendimin e SPAK-ut për Berishën, reagon kreu i PD-së
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes së tij nga SPAK këtë të hënë, zhvilloi një komunikim për mediat ku komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me arrestin shtëpiak ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë.
Berisha kritikoi mënyrën se si Gjykata trajtoi çështjen e tij, të cilën e lidhi me zyrtarët e lartë dhe e cilësoi vendimin si të koduar politikisht, duke theksuar pasojat që ai vendim i shfuqizuar me vonesë i ka sjell pasoja.
“Gjykata Kushtetuese është një seksion i organizatës së PS. Komenti im i parë është se atë çështje Gjykata Kushtetuse e trajtoi pas tetë muajsh paraqitje, kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarët e trajton brenda dy ose tre javësh, këto janë standardet e Gjykatës Kushtetuse. Gykata Kushtetuse, në një vendim të koduar partiak, shpalli jo kushtetues vendimin ndaj meje dhe nuk e shfuqizoi. Ndërkohë, ai vendim ka pasoja edhe sot. Nuk e shfuqizoi duke menduar se nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij, dhe vendimi në çdo doktrinë përçon atë të partisë së krimit, vendimi duhej shfuqizuar. Ajo mori një vendim në favor të të Lubive, vendimi është i turpshëm. Është në favor sepse vendimet e tjera hapin rrugën për t’i shfuqizuar. Vendimin tim nuk e shfuqizoi duke menduar se çdo vendim merret vetëm me vendimet që janë në fuqi, e cila nuk është kështu, sepse ajo merret me vendimet që kanë pasoja dhe që nuk janë zhdukur pasojat. Një nga pasojat është fakti që unë jam përballë jush, plus pasojat e tjera”, u shpreh Berisha.
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie