Kuvendi i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të rrisë efektivitetin e luftës kundër kriminalitetit

20 Qershor 2020 | 10:01

Kuvendi i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të rrisë efektivitetin e luftës kundër kriminalitetit

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë gati një projekt-rezolutë ku i kërkon prokurorisë së përgjithshme të rrisë efektivitetin e luftës kundër kriminalitetit.

Bazuar në raportimin e kryeprokurorit Olsian Çela, Kuvendi ka arritur në përfundimin se është ulur koeficienti i kriminalitetit në vend, nga 1094 vepra për 100 mijë banorë për vitin 2018 në 1072 vepra për 100 mijë banorë.

Megjithatë, lidhur me efektivitetin e ndjekjes penale, në krahasim me 2018, rezulton ulje e numrit të çështjeve të përfunduara me 7,95 %, të çështjeve të dërguara në gjykatë me 11,82 % dhe numri i të pandehurve dërguar në gjykatë është ulur me 9, 29 %.

Kuvendi kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme të rrisë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe me institucione të tjera për të përmirësuar cilësinë e ndjekjes penale dhe të luftojë pastrimin e parave

Për të siguruar mbarëvajtjen e punës nëpër prokuroritë e rretheve, kërkohet që të rritet bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria duhet të unifikojë politikën penale dhe hetimin e veprave penale në familje, kundër fëmijëve dhe grave dhe krimeve me motive të urrejtjes, bazuar në standardet me të mira ndërkombëtare.

 Kuvendi gjithashtu kërkon që t’i kushtohet vëmendje e veçantë viktimave dhe mbrojtjes së tyre gjatë procedimit penal deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Lidhur me metodikën e punës, Kuvendi kërkon që prokurorët të fillojnë të njohin më mirë zbatimin e urdhrit penal, marrëveshjen e fajësisë dhe gjykimin e drejtpërdrejtë Në projekt-rezolutë theksohet që prokuroria duhet t’i kushtojë më shumë kujdes zbatimit të dënimeve alternative dhe respektimit të procedurave të ekzekutimit të vendimeve penale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026