Kuvendi i Kosovës diskuton për dialogun, Kurti jep shpjegime për propozimin evropian

13 Shkurt 2023 | 19:46

Me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës mbajti të hënën seancë, kushtuar tërësisht procesit të dialogut me Serbinë.

I pari në foltore doli kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi si iniciues i debatit. Ai pati shume pyetje për Kurtin.

Përgjigje mori menjëherë nga kryeministri Albin Kurti, i cili këtë herë hapi letrat më shumë se zakonisht. Ai pranoi presionin që kishte për pranimin e propozimit evropian.

Në mbrojtje kryeministrit i doli shefja e deputeteve të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila, duke fajësuar qeveritë e mëparshme.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e vlerësoi por edhe u frikësua nga sinqeriteti i Kurtit.

Edhe Lumir Abdixhiku i LDK akuza pati për mungese transparence e dëmtim të pozicionit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Haradinaj dha mbështetjen e plotë të planit evropian duke treguar edhe arsyen.

Debati vazhdoi edhe tutje ku deputetet e grupeve te ndryshme parlamentare dhanë qëndrimet dhe mendimet e tyre rreth kësaj çështjeje me rëndësi për Kosovën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026