Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se presioni ndërkombëtar që po ushtrohet ndaj Kosovës për arritjen e një marrëveshjeve finale me Serbinë, vjn nga frika që Bashkimi Evropian ka për përhapjen e luftësnë Ukrainë dhe në Evropë.
Kurti tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews se luftrat nganjëherë nuk vijnë nga mosmarrveshjet, por nga marrëveshjet e këqija.
“Andaj presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë mirë po pozita jonë me argumente mbi diskutimin që bëjmë është tejet e volitshme. Nuk ka debat mbi asociacionin që zyrtarët tanë nuk e fitojnë. Dhe për të qenë edhe më e kollajshme për neve na e bëri presidenti i Serbisë Viçiç i cili ironikisht me datën 10 dhjetor të vitit të kaluar pra në ditën e të drejtave të njeriut i dërgoj letër 5 shteteve mosnjohës edhe presidentëve edhe kryeministreve dhe ju tha mos e pranoni aplikimin e Kosvës për anëtarësim në BE që unë e dorëzova 5 ditë më vonë në Pragë. Pra pika 14 e marrëveshjes më të dashur që ka presidenti i Serbisë ajo 19 prillit 2013 thotë se Serbia dhe Kosova nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugëtimin Europian pra ai insiston në një marrëveshje që vet e shkeli para dy muajsh. Argumentet janë në anën tonë, ekziston një presion ndërkombëtarë që për bindjen time buron më së shumti nga frika e përhapjes së luftës së Ukrainës edhe në Ballkan. Unë besoj se prej kësaj vjen më së shumti se nga kongresi i Berlinit 1878 nuk ka asnjë luftë që ka ndodhur në Europë që nuk është zhvilluar edhe në Ballkan. Pra ne Ballkani nuk është se nuk marrim pjesë në luftërat europiane. Kjo është e para e tillë dhe kancelaritë perëndimore janë të brengosura se do të ketë një përhapje të asaj lufte edhe në Ballkan. Dhe këtu dëshirohet të ketë një marrëveshje të ketë një lloj normalizimi vetë e vetëm të mos jetë kjo e ankthit që lufta mund të përhapet edhe këtu. Por unë besoj që siç na ka treguar historia luftërat nuk vijnë më shumë nga mosmarrëveshjet se sa vijnë nga marrëveshjet e këqija andaj ne na duhet një marrëveshje e mirë”, tha Kurti.