Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen buxhetore për muajin mars
Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë mbështetur propozimin e Qeverisë për zgjatjen buxhetore për muajin mars nga buxheti i vitit të kaluar.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për shkak të mosmiratimit të buxhetit të ri për këtë vit, kjo zgjatje është e nevojshme që të mos ketë ndërprerje në pagat e punëtore të sektorit publik dhe pagesave të tjera.
Propozimi u përkrah nga 99 deputetë të Kuvendit. Më herët gjatë ditës, Qeveria e re e zgjedhur një ditë më parë procedoi në Kuvend projektbuxhetin për këtë vit. Megjithatë, ai ende nuk është shqyrtuar nga legjislatura e re.
Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që shteti ka financuar pagat përmes zgjatjeve buxhetore. Nëntorin e vitit të kaluar, bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike, u aktivizua një nen i këtij ligji që shteti të ketë buxhet për dy muajt e parë të vitit 2026.
Ky nen u aktivizua pasi u shpallën zgjedhjet dhe ligji parasheh ndarje buxhetore kur ka zhvillohen zgjedhje më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, apo 1 janar.
Ndërkaq, buxheti i ri i shtetit për vitin 2026, sipas Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, pritet të jetë në vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh.
Po ashtu, gjatë seancës së parë të legjislaturës së re, deputetët kanë votuar edhe përbërjet e 16 komisioneve parlamentare./ REL
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona