Kuvendi i PD, Jupi: Ka qenë betejë e vështirë, por ruajtëm Partinë Demokratike
Partia Demokratike mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, ku do të bëhet miratimi i statutit dhe do të votohet Këshilli i ri Kombëtar i PD.
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi ishte e ftuar këtë të premte në studion e Euronews Albania, ku zbuloi më shumë detaje se çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme.
“Ajo që pesim të ndodhë nesër, është pikërisht miratimi i projekt- ndryshimeve të statutit të Partisë Demokratike, të cilat janë përgatitur me një përgjegjësi shumë të lartë dhe dua t’i komplimentoj kolegët që kanë përgatitur atë frymë aq progresiste për partinë dhe sigurisht ishin ndryshime të cilat u diskutuan gjatë me një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie”, tha Jupi.
Ajo shtoi a se Partia Demokratke ka rrugë të vështirë përpara, por theksoi se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për ta ruajtur PD-në.
“Partia Demokratike e ka gjetur rrugën e saj, e ka zgjedhur rrugën e saj, nuk është një rrugë e thjeshtë, është një rrugë e vështirë, ne kemi zgjedhur jo pa qëllim t’a bëjmë deri në fund këtë betejë pasi ka qënë një betejë jo shumë e lehtë të qëndrosh në krahë të vërtetës dhe parimësisë, nuk është një betejë e lehtë, por për të ruajtur Partinë Demokratike nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’a ndërmerrnim këtë betejë”,- tha Jupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane