Kuvendi Kombëtar i PD-së, demokratët do të zgjedhin 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar
Ditën e nesërme Partia Demokratike zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku pritet të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të votohen ndryshimet në statutin e partisë.
Euronews Albania ka mësuar se punimet e kuvendit do të nisin në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.
Kryedemokrati Basha do të ketë edhe fjalën më të rëndësishme të kuvendit dhe pas tij, do të flasin edhe drejtuesit politik në qarqe.
Burimet bëjnë me dije se pas drejtuesve fjalën mund ta marrë kushdo që dëshiron të flasë përpara Kuvendit Kombëtar.
Euronews Albania ka mësuar se ish kryeministri Berisha do të marrë pjesë, por mbetet për t’u parë nëse lideri historik i PD-së do të mbajë një fjalë në kuvend.
Demokratët do zgjedhin me votë edhe 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar, nga 600 propozimet e kreut të PD-së.
Ndërkohë, pjesë e votimit janë edhe ndryshimet në statut të propozuara nga kreu i PD-së, që parashikojnë zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimit të strukturës së përhershme të Këshillit Koordinues të Qarkut.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta