Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri, reagon ministri i ri i Mbrojtjes
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar për herë të parë lidhur me detyrën e re pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri. Nufi u miratua me 83 pro, 0 abstenim dhe 6 vota kundër. Ai i ishte i pranishëm në seancën plenare ndërsa ka ndarë pamje nga Kuvendi.
Ndër të tjera Nufi shkruan se Ministria e Mbrojtjes është një përgjegjësi e madhe. Ai falenderoi kryeministri Edi Rama për postin si dhe deputetët për votëbesimin.
Ministri theksoi se do ta ushtrojë detyrë me integritet dhe me përkushtim në shërbim të sigurisë së vendit dhe të forcimit të rolit të Shqipërisë në Aleancën tonë strategjike.
“ATDHEU • SIGURIA • ALEANCA. Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri. Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.
Ministria e Mbrojtjes nuk është thjesht një institucion shtetëror. Ajo është vendi ku përditë merr formë atdhedashuria, përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të vendit. Është institucioni ku puna dhe përkushtimi i burrave dhe grave me uniformë lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.
Falënderoj Kryeministrin Edi Rama për besimin që më ka dhënë për t’i shërbyer Atdheut në këtë detyrë kaq të lartë. Njëkohësisht falënderoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votëbesimin dhe mbështetjen e dhënë.
E marr këtë përgjegjësi me përulësi dhe vendosmëri, me angazhimin për ta ushtruar këtë detyrë me integritet të plotë dhe me përkushtim të palëkundur në shërbim të sigurisë së vendit dhe të forcimit të rolit të Shqipërisë në Aleancën tonë strategjike”, shkruan ministri Nufi.
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun