Kuvendi voton ministrat e rinj
Parlamenti votoi këtë të enjte ndryshimet në qeveri. Shkarkimi i Belinda Ballukut u votua me 85 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjithashtu u votua edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Spiropali u shkarkua me 83 pro pro, 2 kundër dhe 0 abstenim.
Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu u votua me 81 pro, 0 kunder dhe 0 abstenim. Gjithashtu u votuan ministrat e rinj.
Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u votua me 83 vota pro. Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u miratua me 83 vota pro dhe 4 kundër. Me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres.
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u miratua me 83 pro, 0 abstenim dhe 6 vota kundër. Ministri i ri i Drejtësisë, Toni Gogu u miratua me 83 pro 0 abstenim dhe 5 kundër.
Ministri i ri Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u votua me 83 vota pro, 0 abstenim, 6 kundër. Ministrja e re Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili u miratua me 82 pro, 0 abstenim dhe 4 kundër. Pas votimit, Kuvendi u ndërpre për 5 minuta pushim.

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara