Kuvendi miraton komisionet parlamentare, PS-PD të ndara për mënyrën e zhvillimit

23 Shtator 2021 | 10:50

Në seancën e së enjtes Kuvendi miratoi komisionet parlamentare për legjislaturën e re.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u vendos me kërkesë të Partia Socialiste që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online për shkak të situatës me pandeminë.

Por, ky vendim u kundërshtua nga Partia Demokratike. Sipas deputetëve demokratë kjo dëmton transparencën dhe Kuvendi ka hapësira për të bërë mbledhje komisionesh, ku deputetët të shkojnë fizikisht në to.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se vendimi është kundër Kushtetutës, kundër Rregullores së Kuvendit dhe se synon të asgjësojë parlamentarizmin.

Po kështu, nënkryetarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Joroda Tabaku, deklaruan se vendimi nuk i shërben interesit publik.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, u shpreh se Shqipëria është në kushte pandemie dhe se asnjë deputet që nuk ka bërë vaksinën nuk duhet të futet në Kuvend.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026