Kuvendi miraton ndryshimin e dhjetë ligjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë

23 Mars 2021 | 15:11

Kuvendi miratoi sot ndryshimet e 10 ligjeve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, dy aktet normative për vaksinat e COVID-19 si dhe procedurat e negocimit me kompaninë Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Duke votuar kryesisht me mbi 93 vota “pro” Kuvendi miratoi projektligjet që ndryshojnë:

  • Ligjin nr.95/2016 për “Organizimin dhe funksionimin e institucioneve të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,
  • Ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
  • Ligjin nr.97/2016 për “Organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”
  • Ligjin nr.98/2016 për “Organizmin e pushtetit gjyqësor”
  • Ligjin nr.7905 datë 21.3.1995 të “Kodit të Procedurës Penale”
  • Ligjin nr.7895 datë 27.1.1995 të “Kodit Penal”
  • Ligjin nr.8116 datë 29.3.1996 të “Kodit të Procedurës Civile”
  • Ligjin nr.8577 datë 10.2.2000 për “Organizimin e Gjykatës Kushtetuese”
  • Ligjin nr.25/2019 për “Organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”
  • Ligjin nr.49/2012, për “Gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

Po kështu u miratuan dy aktet normative të qeverisë për dhënien e autorizimit për negocimin me kompanitë farmaceutike që prodhojnë vaksinat COVID-19 si dhe autorizimit të procedurave që lejojnë hyrjen, administrimin dhe përdorimin e tyre në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026