Kuvendi nuk fton Metën për shqyrtimin e dekreteve, Presidenti thirrje SPAK-ut të hetojë për klientelizëm
Presidenti Ilir Meta cilësoi të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të transparencës mungesën e ftesës nga Komisioni parlamentar të Ekonomisë për të qenë prezent në shqyrtimet e dekreteve të tij.
Në një deklaratë për mediat të mërkurën, Meta i bëri thirrje Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) që të nisë hetimet për procedurat që po ndiqen, pasi “po synohet favorizimi klientelist përmes ligjit”.
Çështja lidhet me 3 ligjet e fundit që Meta ka kthyer në parlament: koncesionin e Porto Romanos, ligjin që i heq taksat importit të jahteve dhe ligjin për shërbimin e pagesave.
Meta tha se Komisioni parlamentar i Ekonomisë po vepron me përsëritje “duke mos thirrur përfaqësues të Presidentit në shqyrtimin e ligjeve të kthyera prej tij për rishqyrtim në parlament”.
Meta thotë se ky veprim bëhet qëllimisht “për të qenë të pranishëm vetëm përfaqësues të qeverisë, që të bëjnë reklamimin e radhës së ligjit, duke fshehur të metat e rënda që paraqesin ligjet”.
“Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato,” – thekson Meta në reagimin e tij.
Lexoni gjithashtu:
Meta kthen ligjin për tregjet e kapitalit, kritikon deputetët se nuk bëjnë debat
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta