Kuvendi voton për “Bordin e Paqes”, gazetarja jep detajet
Gazetarja Eksiola Shehu, në lidhje live nga Kuvendi, sqaroi dhe dha detajet se si do të procedohet në seancën e jashtëzakonshme, ku këtë të enjte pritet të votohet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ftesë kjo e ardhur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Sipas saj, Shqipëria është një ndër vendet e para që ka reaguar pozitivisht ndaj kësaj ftese dhe me procedurë të përshpejtuar kaloi një ditë më parë në Këshillin e Ministrave.
“Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, fillimisht për Gazën dhe më pas për konflikte të tjera globale. Ishte Këshilli i Ministrave që e kaloi këtë ftesë në qeveri me një procedurë të përshpejtuar, e cila u përcoll në Parlament, dhe mbrëmjen e djeshme kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nxjerrë urdhrin për të mbajtur sot, në orën 10:00 këtë seancë me vetëm një pikë në rendin e ditës:
- Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes të pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.
Anëtarësia në Bord nga shtetet anëtare bëhet në bazë të ftesës së Kryetarit, Presidentit Amerikan Donald Trump dhe njoftimit formal për të qenë të lidhur me këtë Kartë. Sipas statutit të Kartës së Bordit të Paqes, në kreun pesë, kur flitet për dispozitat financiare apo detyrimet financiare, bëhet me dije se Bordi do të financohet nëpërmjet kontributeve vullnetare të vendeve anëtare. Bordi dhe struktura e tij gëzojnë personalitet ligjor dhe ndërkombëtar. Bordi i Paqes dhe personeli i tij gëzojnë privilegje dhe imunitete të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tyre, të cilat do të përcaktohen mes marrëveshjeve të shteteve pritëse ose me masa të tjera në përputhje me legjislacionin e brendshëm të këtyre shteteve. Krerët 7 dhe krerët 18 parashikojnë dispozita përfundimtare të Kartës, të cilat kanë të bëjnë me rolin e Bordit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore. Në statutin e Kartës së Bordit të Paqes është e përcaktuar që shteti përfaqësohet nga dy personalitete të larta: Kreu i Shtetit, Presidenti i Republikës, dhe Kryeministri. Ndërkohë, në titull është vendosur emri i Kryeministrit Rama, çështje kjo që mbetet për t’u sqaruar nga një prej anëtarëve, ndoshta të qeverisë ose të mazhorancës socialiste, gjatë ditës së sotme. Interesante është se si do të jetë qëndrimi i PD-së lidhur me këtë pikë, nëse do të kërkojnë heqjen apo jo të emrit të Kryeministrit Rama dhe të lënë vetëm funksionin e Kryeministrit. Prej orës 9 në Selinë Blu është duke u zhvilluar një mbledhje në emër të grupit parlamentar lidhur me këtë seancë të jashtëzakonshme dhe jashtë radhës”, u shpreh gazetarja.
Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
- 13:00 “Mos u ndalni kurrë së zhvilluari, mos u ndalni kurrë së thelluari” Mesazhi i Kryepiskopit Joani për studentët