Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj të KLP dhe KLGJ që vijnë nga radhët e avokatëve
Ka nisur këtë të enjte seanca plenare e parlamentit të republikës, e cila është e fundit për këtë sesion parlamentar. Seanca do të zhvillohet dy ditë rresht, për shkak të agjendës së ngjeshur të parlamentit. Ditën e premte pritet të kalohet për votim dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Kodin e ri Zgjedhor.
Ndërkohë që këtë të enjte u miratuan dhe emrat e anëtarëve të rinj të KLP të cilët vijnë nga radhët e avokatëve.
Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji u votuan nga parlamenti si anëtarë të KLP-së, njëri prej të cilëve do të jetë dhe drejtuesi i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sakaq, Bledar Bajri dhe Albens Tabaku janë dy emrat që u votuan për Këshillin e Lartë Gjyqësor
Gjatë seancës së sotme plenare do të mbahen edhe dy interpelanca.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Po ashtu deputeti Agron Shehaj do të zhvillojë një interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga probleme me zemrën
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga probleme me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari