Ky është miliarderi kinez që humbi jetën në aksidentin automobilistik në Xibrakë
Li Jianhong, kryetar dhe president i Xinjiang Grand Scape Group, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Shqipëri gjatë një udhëtimi pune, raportojnë mediat kineze.
Ngjarja ndodhi të hënën në rrugën nacionale Librazhd–Elbasan, pranë Xibrakës. Sipas raportimeve, 60-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa gjashtë persona të tjerë u plagosën. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin 26-vjeçar të automjetit tjetër, me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Li Jianhong ishte një nga sipërmarrësit më të njohur në rajonin e Xinjiangut dhe themelues i resortit të skive Silkroad Mountain Resort në Urumqi. Kompania që ai drejtonte operon në sektorët e telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, duke u shndërruar në një ndërmarrje me asete totale rreth 1.4 miliardë juanë (afërsisht 205 milionë dollarë), me rreth 2,500 të punësuar dhe të ardhura miliardëshe në vitet e fundit.
Përveç aktivitetit në biznes, Li ishte i njohur edhe si alpinist dhe aventurier. Ai kishte përfunduar “Explorer’s Grand Slam”, duke ngjitur shtatë majat më të larta të botës, përfshirë Mount Everest dhe K2, si dhe kishte arritur në të dy polet e Tokës.
Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”