La emigracionin për hipizmin në Korçë, biznesmeni-qeverisë: Duam pasaporta për kuajt
Sporti i hipizmit është rikthyer në qytetin e Korçës, falë investimit të dy vëllezërve të cilët lanë emigracionin dhe janë kthyer në vendnlindje për të investuar në sportin me kuaj.
Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, Hilmi Myrtollari, një prej vëllezërve, tha se çdo gjë po shkon shumë mirë në biznesin e tyre. Ai theksoi se ka një interes të shtuar nga të rinjtë për t’u njohur me këtë sport.
Myrtollari zgjodhi që të bënte dhe një apel ndaj qeverisë për mbështetjen e këtij sporti, ku tha se duhet të fillojë lëshimi i pasaportave për kuaj në mënyrë që sportistët shqiptarë të garojnë jashtë vendit.
“Çdo gjë shkon mirë, fal vullnetit dhe punës time ka shumë të rinj dhe e reja që vizitojnë klubin tonë. Duan të mësojnë dhe të dinë diçka të re. Duan të marrin pjesë në gara, por dua të bëj një apel ndaj qeverisë. Qeveria duhet të na mbësjtesë, të na japë pasaportat e kuajve, që të dalim dhe të garojmë jashtë vendit”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve