La foshnjën në plazhin e Golemit, 22-vjeçarja kishte braktisur edhe fëmijën 3 vjeç

8 Maj 2023 | 12:04

Një foshnjë u gjet një ditë më parë e braktisur pranë një koshi mbeturinash në plazhin e Golemit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim nënën 22-vjeçare të foshnjës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga një qytetar i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit. Aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3-vjeç i cili është marrë në kujdes të shërbimit social.

Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjarë apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026