La sot qelinë, Mediat greke: Beleri do të takohet me kryeministrin Mitsotakis
Ditën e sotme kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, la qelinë e burgut për të shkuar në Parlamentin Europian për t’u betuar si eurodeputet, pasi u zgjodh në listën e partisë Demokracia e Re në Greqi.
Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se është planifikuar që Beleri të takohet ditën e sotme me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në orën 13:00.
Beleri ka marrë një leje pesëditore nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë në seancën e hapjes së asamblesë së re të BE-së në Strasburg. Gjatë kësaj kohe, atij i kërkohet të mbajë kontakte me policinë dhe më pas të kthehet për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet burg.
Beleri, i cili ka dy shtetësi greke dhe shqiptare, u dënua për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
Pavarësisht se u zgjodh kryebashkiak i Himarës, ai u arrestua dy ditë para votimit dhe nuk u betua kurrë për shkak të arrestimit të tij. Më pas, ai u dënua me burg. Beleri i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit