Lady Gaga shpallet ‘Artisja e Vitit’, nderohet me 4 çmime në MTV Video Music Awards

8 Shtator 2025 | 16:07

Këngëtarja Lady Gaga është shpallur “Artistja e Vitit” në Çmimet MTV Video Music Awards 2025.

Gaga triumfoi mbi divat e muzikës botërore, Beyonce, Taylor Swift apo Kendrick Lamar.

Çmimin e saj, Gaga ia dedikoi fansave të “Little Monster” dhe të fejuarit Michael Polansky.

Nga spektakli i MTV Music Awards, Gaga u largua me 4 çmime në total, “Regjia më e Mirë” për projektin “Abracadabra” dhe “Regjia më e mirë Artistike”, “Bashkëpunimi më i Mirë” me këngëtarin Bruno Mars “Die With a Smile” dhe çmimin e vitit.

Gjatë marrjes së çmimit Lady Gaga u shpreh:

“Të jesh artiste është një përpjekje për të lidhur shpirtrat e njerëzve në të gjithë botën. Të jesh artiste është një disiplinë, një zanat i destinuar për të arritur në zemrën e dikujt, ku ajo rrit rrënjët e saj dhe për t’i kujtuar ata të ëndërrojnë. Të jesh artiste është një përgjegjësi për ta bërë audiencën të buzëqeshë, të kërcejë, të qajë, të çlirohet… Është një metodë për të ndërtuar mirëkuptim dhe për të festuar komunitetin”,

Ndërkohë dhe Ariana Grande u nderua me 3 çmime, “Videon e vitit”, “Videon e gjatë” dhe “Videon më të mirë Pop” për “Brighter Days Ahead”.

Ricky Martin mori çmimin “Ikona latine” pas performancës së disa hiteve, përfshirë këtu dhe  “Livin’ La Vida Loca”.

VMA nderoi gjithashtu ish-këngëtarin e “Black Sabbath”, Ozzy Osbourne, i cili vdiq në korrik në moshën 76 vjeç, me një performancë të prezantuar nga një video mesazh, nga djali i tij Jack dhe fëmijët e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026