Laert Haxhiu “koka” e bandës së vrasësve me pagesë, zbardhen vrasjet e kryera

28 Shtator 2023 | 09:21

Laert Haxhiu i dyshuar si autor i një sërë vrasjes që u arrestua më 23 Maj të këtij viti në Greqi, po përballet në Gjykatë për ekstradim drejt vendit tonë.

Ndërkohë burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se nga hetimet për grupin e Leart Haxhiut:

  • Është zbardhur vrasja e Alban Semakut që njihej dhe me emrin Etlon Mermali, i njohur si anëtar i bandës së Aldo Bares.  Alban Semaku u mor peng në Lushnje dhe u vra në Peqin.
  • Vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan
  • Vrasja e Fridmand Xhaferraj në Korçë. Xhaferraj u gjet i lidhur dhe hedhur ne rezervuar
  • Ndërkohë në Greqi janë vrarë Lulzim Qorri dhe Dikens Halil.

Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

31 vjeçari dyshohet se është atentatori kryeso kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.

Ndërkohë Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026