Lala analizon humbjen ndaj Polonisë: Muçi dhe Mehmeti nuk morën minutat e duhura, Sylvinho vendos sipas vizionit të tij

31 Mars 2026 | 20:05

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ka dhënë një analizë të detajuar për eliminimin e Shqipërisë nga play off-i i Botërorit kundër Polonisë, duke shprehur zhgënjimin për rezultatet, por edhe respekt për përpjekjen e ekipit. Sipas Lalës, skuadra e trajnerit Sylvinho ishte shumë pranë kualifikimit, por disa episode dhe gabimet në momentet kyçe vendosën fatin e ndeshjes. Ai nënvizoi se loja ishte më e barabartë pas minutave të para, dhe që shanset e humbura nga Bajrami dhe Pilo mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Në një bisedë ekskluzive, me Drilon Xhepollarin në emisionin Kubi Sportiv, në Euronews, Lala komentoi edhe rolin e trajnerit Sylvinho dhe vendimet e tij taktike gjatë ndeshjes. Ai pranoi se disa ndërhyrje mund të kishin ardhur më shpejt, veçanërisht për lojtarët në formë si Muçi dhe Mehmeti, por theksoi se trajneri vendos sipas vizionit të tij dhe statistikat nuk mund të injorohen.

“Futbolli është përbërë nga episodet dhe rastet që nuk shfrytëzohen, dhe kjo ndodhi në këtë ndeshje. Polonia nuk krijoi shumë rrezik, por ne nuk arritëm të shfrytëzonim mundësitë tona. Episodet vendosën fatin e ndeshjes.Drilon Xhopollari: A mendoni se Sylvinho duhet të kishte bërë ndryshime më shpejt? Disa lojtarë po vuanin, si Mitaj, Asllani apo Bajrami, dhe mesfusha mund të ishte freskuar më herët. Por trajnerët kanë vizionin e tyre. Sylvinho është i stoik, ka stilin e tij dhe nuk ndryshon shumë. Ai i bën zgjedhjet sipas perceptimit të tij – disa herë mund të duket vonë, por vendimet e tij kanë një logjikë. Nuk ka trajner në botë që nuk do të donte të aktivizonte lojtarët më të mirë, dhe këto kritika janë normale. Pa diskutim, zgjedhjet e tij ndikuan. Muçi dhe Mehmeti, që ishin në formë të mirë, nuk morën minutat e duhura. Trajneri nuk i dha besimin e duhur, dhe kjo ndikon në rendimentin e lojtarëve. Polonia nuk krijoi shumë raste, ne ishim shumë pranë suksesit. Edhe pse humbja dhimbse, duhet të shohim pozitivisht – ka lojtarë të rinj që mund të japin shumë për kombëtaren, pavarësisht trajnerit”, tha Lala.

Gjithashtu, ish-lojtari i njohur ka ndarë mendimin e tij për sfidën historike të Kosovës kundër Turqisë, duke vlerësuar grupin e lojtarëve dhe trajnerin Franco Foda. Lala beson se Kosova ka mundësi reale për të kaluar dhe të shkruajë histori, duke e parë barazim si një skenar të mundshëm dhe duke vlerësuar disciplinën dhe përkushtimin e lojtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026

Në emisionin “Kubi Sportiv”, të drejtuar nga Drilon Xhepollari, u diskutua nisja e turneut më të madh futbollistik në botë, FIFA World Cup 2026, si...
18:13 | 11/06/2026

Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”

Këtë fundjavë në Durrës do të zhvillohet edicioni ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026”, në pishinën olimpike “Taq Dafa”. Turneu konsiderohet një nga aktivitetet më...
17:45 | 10/06/2026

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026