Lamallari prezanton planin 2025-2029: Sistemi digjital gjyqësor, prioriteti ynë

20 Shtator 2025 | 12:39

Gjatë fjalimit të tij para mediave, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi vizionin dhe planet e qeverisë për transformimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri për periudhën 2025-2029.

Lamallari u ndal kryesisht në një element më rëndësi siç e thekosn vetë ai, digjitalizimi në çështje gjyqësore, duke sjellë kështu edhe një sistem më të lehtë.

“Një nga elementët më të rëndësishëm, për të cilin kemi punuar prej kohësh, është dixhitalizimi dhe funksionimi i sistemit të integruar të çështjeve gjyqësore në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat, për të pasur një sistem lehtësisht të aksesueshëm dhe transparent”, tha ai.

Duke renditur pikat kryesore të programit qeverisës 2025-2029, ministri u ndal edhe tek infrastruktura gjyqësore.

“Vijojmë punën për përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore, që përfshin godinat e prokurorisë, si dhe zbatimin e masave të planit të burgjeve, duke synuar përmirësimin e kushteve të trajtimit të të paraburgosurve dhe të dënuarëve.”

Një projekt i veçantë që Lamallari përmendi ishte dhe hapja e Institutit për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve.

“Duke qenë vend avangard në rajon dhe denjësisht i përfaqësuar në Bashkimin Europian, hapja e këtij institucioni është një nga arritjet tona më të rëndësishme. Po punojmë për krasimin e kuadrit ligjor vendas, duke shmangur mbivendosjen dhe duke kontribuar në cilësinë më të lartë të tij në hartim, përmes përdorimit maksimal të aleatit tonë, inteligjencës artificiale”, tha Besfort Lamallari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026