Lamtumirë nacionalizëm! Tusk merr detyrën: Do ripërtërijmë pozicionin në BE
Liberali dhe pro-evropiani Donald Tusk dhe kabineti i tij u betuan përpara presidentit Andrej Duda dhe morën drejtimin e qeverisë.
Ish-presidenti i Këshillit Evropian është zotuar se do të ripërtërijë pozicionin e Polonisë në BE, pas përplasjeve të fundit me Brukselin lidhur me sundimin e ligjit.
“Zoti president, dua të them se e prita me shumë gëzim gatishmërinë tuaj për të bashkëpunuar. Kushdo që dëshiron të veprojë në përputhje me fjalët e betimit që bëmë këtu sot do të jetë aleati ynë, pavarësisht nga vjen apo se çfarë funksioni ka. Nuk ka çështje më të rëndësishme për ne se sa e mira e vendit dhe prosperiteti i qytetarëve tanë”, tha Tusk.
Ekzekutivi i ri përballet me sfida urgjente si përgatitja dhe aprovimi i buxhetit të përgjithshëm në më pak se dy javë dhe implementimi i disa reformave institucionale.
Sa i takon drejtësisë, ai do të përballet me opozitën e presidentit Duda, një ultra-konservator dhe i ngjashëm me idetë e qeverisë së mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona