Largimi i Ficos nga drejtimi i QSUT, Koçiu: S’ka lidhje me zjarrin te Urgjenca
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, është shprehur se largimi i Albana Ficos nga posti i drejtoreshës së QSUT dhe zëvendësimi i saj me Alma Canin, nuk ka të bëjë me zjarrin në Urgjencën e këtij institucioni, e ndodhur pak kohë më parë.
Përmes një deklarate për mediat, Koçiu e cilësoi zëvëndesimin e Ficos si një lëvizje për të pasur impulse të reja drejt projekteve që e presin QSUT-në.
Ajo tha gjithashtu se nuk është ndalur për asnjë moment puna për shërbimin ndaj qytetarëve.
“Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim. Drejtoresha e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të Urgjencës së sëmundjeve të brendshme. Zëvendësimi u bë për t’i dhënë një impuls më të madh QSUT, për të shtuar ritmin.
Ne sot jemi në QSUT dhe duhet të flasim për punët e mira që do të vijojnë të bëhen këtu dhe një ritëm të shtuar sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve. Drejtoresha e re ka një profesion të nderuar dhe ka vite që ushtron profesionin në qendrën rajonale spitalore “Shefqet Ndroqi”, tashmë do t’i bashkohet ekipit të QSUT.
Nuk është ndalur në asnjë moment puna për shërbimin e qytetarëve. Kjo do të thotë që puna do të vazhdojë, punët e mira do të vijojnë. Jemi duke punuar intensivisht, por nuk është ndalur në asnjë moment shërbimi i qytetarëve dhe kemi shërbime që ofrohen edhe në qendrën spitalore Shefqet Ndroqi. Puna po vijon normalisht”, tha Koçiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij