Largimi i të një të riu kushton 15 mijë euro, ja sa humbet Shqipëria nga emigrimi

14 Tetor 2024 | 17:43

Individët në moshë pune që emigrojnë, i sjellin vendin humbje deri në 15 mijë euro. Ndërkohë, në total, për të gjitha largimet vjetore humbja arrin deri në 1 mld euro.

Shqipëria humb deri në 1 mld euro në vit nga emigracioni i të rinjve. Shifra del në studimin e fundit të fondacionit, Westminster i cili llogarit se për çdo person të ikur humbja është rreth 15 mijë euro.  Studimi merr në konsideratë daljen e 41 700 personave të larguar vitin fundit, nga të cilët 37 500 ishin në moshë pune. Duke llogaritur se ata arritën qëllimin dhe u punësuan menjëherë në vendin pritës, humbja e vlerës bruto të shtuar arrin në 455 mln euro, me efekt direkt në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim. Një i ri që ka përfunduar studimet në vitin 2018, për shkollën fillore kushton rreth 6000 euro, për shkollën e mesme 9300 euro dhe për arsimin e lartë 18 300 euro. Nëse llogaritet edhe kostoje e studimeve doktorale ato arrijnë 32 mijë euro dhe largimi i të rinjve, e çon koston e humbjes nga 200 deri në 500 mln euro në vit.

Nga ana tjetër, përfitimet që merr vendi nga emigrantët janë remitancat, të cilat bashkë me burimet e tjera, që vijnë nga jashtë e që arrijnë deri në 1 mld euro në vit, arrijnë të balancojnë peshën humbjes ekonomike nga emigrimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026