Largohen emigrantët, 8 mijë persona kaluan në Kakavijë për 24-orë

5 Janar 2024 | 11:37

Rreth 8 mijë persona kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë, nëpërmjet doganës së Kakavijës, gjatë 24 orëve të fundit.

Përfaqësues të Policisë Kufitare në Gjirokastër pohuan se ditën e premte udhëtuan në drejtim të shtetit grek 5 615 persona dhe 1 769 automjete, ndërkohë që hynë në tokën shqiptare  2 312 persona dhe 639 automjete. Pjesa më e madhe e fluksit të lëvizjes në kufi i përket emigrantëve që rikthehen në Greqi pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje.

Në sportelet e kontrollit të dokumentave nuk janë regjistruar radhë pritje ndërsa Policia Kufitare në Kakavijë punon me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje ndërkohë që edhe pala greke ka shtuar sportelet për përpunimin e dokumentave.

Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijes pritet të jetë i lartë edhe gjatë fundjavës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026