Largohen emigrantët, flukse në pikat kufitare, në 24 orë kanë dalë 19 mijë qytetarë
Kthimi i qytetarëve në vendet e tyre të punës në vendet fqinje vijon pa ndaluar që prej datës 2 janar. Emigrantët që zgjodhën portin e Vlorës drejt porteve italiane ishin të lartë në numër. Nga të dhënat e autoritetit portual gjatë 24 orëve të fundit janë larguar 1053 qytetarë.
Edhe në pikat kufitare tokësore ka pasur fluks udhëtarësh, kryesisht në dalje.
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, vetëm gjatë paradites së të shtunës janë regjistruar mbi 8000 shtetas që kanë kaluar kufirin, të shoqëruar nga rreth 3200 mjete. Të premten, në Kapshticë kanë lëvizur mbi 10 mijë shtetas në të dy anët e kufirit. Policia kufitare në Kapshticë po punon me kapacitet të plotë, duke operuar me gjashtë sportele, tre në hyrje dhe tre në dalje, për të shmangur radhët e gjata dhe për të lehtësuar kalimin e qytetarëve.
Në pikën kufitare të Qafë Thanës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3504 qytetarë në dalje. Aty po punohet me katër sportele në dalje, duke mundësuar një menaxhim të mirë të fluksit.
Fundjava në doganën e Kakavijës ka regjistruar fluks të shtuar lëvizje në drejtim të Greqisë. Përgjatë 24-orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane kanë udhëtuar për në shtetin fqinj 6437 persona dhe 2083 automjete.
Tashmë pasi kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët tanë nxitojnë të kthehen në Greqi, ku punojnë dhe jetojnë. Për shkak të fluksit në rritje, në dalje të tokës shqiptare Policia Kufitare në Kakavije si dhe pala greke po punojnë për evitimin e radhëve të pritjes në kufi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta